KB Bashkimi e mposht sërish Prishtinën
KB Bashkimi e ka mposhtur sërish Prishtinën në kuadër të Superligës së Kosovës.
Skuadra nga Prizreni e kishte fituar duelin e parë në javën e gjashtë me 13 pikë epërsi, apo rezultat 93:80, ndërsa kësaj radhe triumfuan me +10 avantazh, me përballjen që u zhvillua në kryeqytet.
Çereku i parë tregoi shumë për vazhdimësinë e lojës, me Bashkimin që u tregua shumë skuadër e fortë në sulm, duke shënuar 32 pikë e pësuar vetëm 21.
Në 10 minutat në vazhdim, Prishtina fitoi ngusht (17:13), duke shkuar në pushim me rezultat 45:38 në të mirë të mysafirëve.
Pjesa e dytë përsëri i takoi Bashkimin, që e menaxhuan në mënyrën më të mirë epërsinë e vogël që kishin.
Fillimisht e fituan çerekun e tretë me rezultat 24:19, duke e çuar epërsinë në +12 pikë.
Në 10 minutat e fundit, Prishtina fitoi me dy pikë epërsi 16:14, por që ishte e pamjaftueshme, me Bashkimin që në fund triumfoi me rezultat 83:73.
Më të dalluarit në këtë ndeshje ishte Mack Smith dhe McKinnis me 18 dhe 17 pikë, respektivisht, ndërsa ndihmë dha edhe Valon Bunjaku me 13 pikë, e Zekiqi me 11 sosh.
Te Prishtina ishin katër lojtarë me pikë dyshifrore, por që ishin të pamjaftueshme për të evituar humbjen e radhës.
Bashkimi tani ka pikë të barabarta me liderin, KB Trepçën, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kryeqytetasit në anën tjetër, krahas gjashtë fitoreve, tani kanë gjashtë humbje nga 12 ndeshje të zhvilluara.