Holanda me mund mposht Senegalin - NACIONALE

Holanda me mund mposht Senegalin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Holandës ka shënuar një fitore tejet të vështirë ndaj Senegalit, në kuadër të rrethit të parë të fazës së grupeve në Kupën e Botës.

Edhe pse Holanda shihej si favorit, në fakt Senegali zhvilloi lojë më të bukur, pavarësisht që rezultati përfundimtar rezultoi të jetë 0:2.

Senegal e nisi për mrekulli duke rrezikuar përmes Ismaola Sarr, goditja e të cilit u devijua nga Van Djik.

Ndërkohë, Holanda gjithashtu krijoi disa aksione të shkëlqyeshme dhe pati një rast të mirë përmes Steven Berghuis, mirëpo goditja e këtij të fundit përfundoi jashtë portës.

Pjesa e dytë ishte edhe më 'dramatike', me dy kombëtaret që kërkonin golin që ndoshta do t'iu sillte fitoren.

K

Por, pavarësisht rasteve të njëpasnjëshme asnjëra nuk i finalizojë. Padyshim, Senegali rrezikoi më shumë, por mbrojtja e Holandës ishte në nivelin më të lartë të mundshme duke mos lejuar befasi.

Vlen të ceket se kjo ishte sfida më interesante deri me tani e zhvilluar në Kupën e Botës, pasi të dy kombëtaret ishin tejet të kujdesshme deri në fund.

Derisa Senegali po sulmonte, kur askush nuk e priste, Holanda krijoi një aksion shumë të shpejtë dhe ishte Frenkie de Jong që asistoi për mrekulli te talenti Cody Gakpo, i cili me një goditje të shkëlqyeshme me kokë mposhti portierin vendas Edouard Mendyn (85').

Pas golit të shënuar, Holanda u kujdes edhe më shumë që të mos pranonte dhe arriti ta kryejë “misionin” deri në fund me sukses.

Në fakt, kur Senegali u “hodh” me të gjitha forcat në sulm, Holanda përfitoi në kohën shtesë nga një kundërsulm duke realizuar përmes Davy Klaassen, cili shënoi pas një topi të kthyer (90+9’).

Kështu, Holanda falë kësaj fitore të rëndësishme merr pikët e plota dhe renditët e dyta në grupin A me tre pikë, derisa Senegal renditët në pozitën e tretë pa pikë.

Në raundin e dytë, Senegali do të përballet me mikpritësin e turneut Katarin, derisa Holanda do të ketë punë me Ekuadorin.

Ndeshjet zhvillohen me 25 nëntor, me fillim nga ora 14:00, respektivisht 17:00.

Përmbledhja e ndeshjes Senegal - Holandë:

Lajme të ngjashme