"Karton i kuq i pastër" - Trajneri i Alaves thotë se Endrick duhej të përjashtohej
Trajneri i Alaves, Luis Garcia Plaza, pretendon se Endrick duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq, në fitoren e Real Madridit në natën e mbrëmshme.
Ylli i ri brazilian luajti në 20 minutat e fundit të fitores 3:2 të Real Madridit kundër Alaves në La Liga të martën mbrëma. Endrick, 18 vjeç, u përfshi në një përplasje me mbrojtësin Santiago Mourino brenda zonës së penalltisë, ku sulmuesi u duk se e goditi atë në ijë me gju. Gjyqtari zgjodhi t'i jepte vetëm një karton të verdhë Endrick, duke e zemëruar shumë trajnerin e Alaves, Plaza.
Duke folur pas ndeshjes, shefi i Alaves tha: "Është një karton i kuq. Duhet të kishim luajtur 10 minutat e fundit kundër 10 lojtarëve. Është një i kuq i qartë, askush nuk mund të thotë që nuk ishte. Nëse gjyqtari nuk e pa, kjo është ajo për të cilën është VAR-i, ndoshta ata morën më shumë të verdhë seç duhet, por për Endrickun është një i kuq duhej."
Çuditërisht, trajneri i Mbretërve, Carlo Ancelotti nuk e pranoi se lojtari i tij duhej të ishte përjashtuar.

Real Madrid ka një ndeshje të madhe kundër rivalëve Atletico Madrid të dielën. Një fitore do të vendoste një distancë midis dy skuadrave dhe do t'i jepte Mbretërve vetëbesim në përpjekjen e tyre për të mbrojtur titullin kampion të La Ligës.