Karriera e Balotellit në rënie të lirë, mund të përfundojë te klubi modest zviceran - NACIONALE

Karriera e Balotellit në rënie të lirë, mund të përfundojë te klubi modest zviceran

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas eksperiencës në futbollin turk, për Mario Balotellin është shfaqur interesim edhe nga radhët e klubeve zvicerane.

Tërë sytë e Kombëtares së Italisë ishin të Balotelli nëse do të mund të ishte qendërsulmuesi pasaardhës i një gjenerate të artë, çfare ishte ajo me Del Pieron, Tottin, e të tjerët.

Shpresa simetrike kishte edhe Inter. Sido që të jetë, Balotelli nuk zuri vend askund. Bëri disa transferime, fitoi edhe trofe me raste, por asnjëherë pa arritur të tregojë vazhdimësinë e dëshiruar.

Ndonëse Balotelli ka edhe një vit tjetër kontratë me klubin turk, Adana Demirspor, e ardhmja e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes të shtypit evropian.

Largimi nga Adana Demirspor është shumë pranë, edhe pse ka pasur një sezon shumë të mirë, ku në 33 paraqitje ka shënuar 19 gola.

Presidenti i Sion konfirmon negociatat

Ende klube të ndryshme po shfaqin gatishmëri që të paraqesin ofertat e tyre për ta pasur në radhët e veta sulmuesin italian.

Një gjë të tillë është duke e bërë edhe klubi i Sion, i cili përmes presidentit të tij, Christian Constantin, në një intervistë për "Blick" ka konfirmuar interesimin për Balotellin.

"Po, është e vërtetë. Jemi në negociata prej javësh. Kemi dashur ta ruajmë një lloj diskrecioni, por informacionet rrodhën në Itali. Kjo është një shenjë që ka interesim nga të dy palët. Po flasim për një lojtar që, nëse e marrim për bazë vetëm talentin, ka të gjithë atë çfarë duhet për ta fituar Topin e Artë. Hera e parë që kam biseduar rreth tij ka qenë me Raiolën në 2016, para se të nënshkruante me Nice. Edhe tani jemi në kontakt me agjentët e tij dhe me ta në të shkuarën kemi bërë disa transferime shumë të mira, si me Wesleyn dhe Kasamin"
, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme