Karim Benzema, i pandalshëm në vitin 2023 - NACIONALE

Karim Benzema, i pandalshëm në vitin 2023

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Karim Benzema ishte i pandalshëm në vitin 2022, vitin që ai e fitoi Topin e Artë. Me het-trikat e tij njëri pas tjetrit, ndaj Real Valladolid dhe Barcelonës, Benzema është golashënuesi më i mirë në pesë ligat e Evropës në vitin 2023.

Sulmuesi francez i ka 17 gola në të gjitha garat, një rekord i shënuar vetëm nga Marcus Rashford, por madrileni ka një mesatare më të mirë. Erling Haaland, i cili ka shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur, ka 15 gola, po aq sa ka sulmuesi i Napolit Victor Osimhen, ndërsa Kylian Mbappe ka 14.

Benzema filloi vitin 2023 jashtëzakonisht mirë, me 10 gola në 11 ndeshje, por në pesë ndeshjet e fundit para ndeshjeve të kombëtareve ai e shënoi vetëm një gol ndaj Liverpoolit në Bernabeu. 35-vjeçari ka përfituar nga pushimi i shkurtër i klubeve për të rritur rezultatet e tij menjëherë. Në dy ndeshje ai ka dy het-trika dhe e ka dërguar Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit.

Benzema i vitit 2023 është duke u treguar shumë si ai Benzema kur e fitoi Topin e Artë. Ai filloi sezonin me hap mbrapa. Lëndimet nënkuptonin se pjesëmarrja e tij ishte me ndërprerje në tre muajt e parë të sezonit. Deri në Kupën e Botës, ai kishte shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje, mesatarisht një gol çdo 159 minuta. Këto ishin më shumë statistika të “Epokës së Ronaldos” se sa të golashënuesit që është ngritur sezon pas sezoni që nga largimi i portugezit.

Benzema ka 17 gola në 18 ndeshje në vitin 2023 dhe një mesatare prej një goli në 89 minuta. Ai është në garë me Robert Lewandowskin për Pichichi në Laliga. Sulmuesi polak i cili ka luajtur 400 minuta më shumë, ka 17 gola ndërsa francezi ka 14 në Laliga.

Deri më tani në vitin 2023 ai ka mesatarisht më pak gjuajtje se sa në pjesën e sezonit të vitit 2022. Por ai ka qenë më efikas para portës. Deri në dhjetor, 13.8% të goditjeve të tij ishin në portë. Domethënë atij i duheshin shtatë tentime për të shënuar.

Në vitin 2023 ai po shënon 23.3% të goditjeve të tij dhe atij i duhen katër deri në pesë goditje për të shënuar. /Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme