Karim Benzema drejt pensionimit, pritet të bëhet ambasador te Real Madridi
Sulmuesi Karim Benzema është afër të marrë vendimin përfundimtar mbi të ardhmen dhe të konfirmojë nëse do të pensionohet nga futbolli.
Francezi ende nuk e di se kur do t’i varë këpucët, mirëpo nuk e ka mohuar mundësinë që të tërhiqet në fundin e këtij sezoni.
Në momentin që të pensionohet nga futbolli, Benzemas do t’i ofrohet roli i ambasadorit te Real Madridi, të cilën pritet ta pranojë edhe shkaku i lidhjes të shkëlqyeshëm me presidentin Florentino Perez, raporton “Relevo”.
Benzema aktualisht luan te skuadra e Al Ittihad, që janë lider në Ligën Saudite ndërsa kontrata i skadon më 2026, që është e paraparë të përfundojë kur t’i mbushë 38 vjeç. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë.
Raporti shton se Benzema është lodhur nga stërvitjet që është e kuptueshme, shkaku që kanë luajtur rol të madh në jetën e tij që plot 15 vite.
Njësoi si shumë legjenda të Realit, francezi ka pranuar rolin e ambasadorit. Sidoqoftë, momentalisht është i fokusuar për ta fituar Ligën Saudite, ku pastaj lehtësisht mund ta mbyllte karrierën si kampion.