Kapiteni i Real Madridit vendos për destinacionin e ardhshëm
Mbrojtësi i Real Madridit Nacho Fernandez dëshiron të shkojnë në MLS sapo kontrata t’i skadojë në verë.
Spanjolli do të bëhet agjent i lirë në fundin e sezonit dhe ka vendosur që të mos bisedojë me klubin madrilen për një rinovim të mundshëm.
“Marca” raporton se destinacioni i preferuar i Nachos është MLS-ja, meqenëse lojtari dëshiron të provojë një eksperiencë të re në jetë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Për Nachon tashmë ka interesim, me Arabinë Saudite që është e gatshme t’i ofrojë një kontratë të mirë që t’i bashkohet ndonjërës prej skuadrave të tyre, megjithatë mbrojtësi s’është i motivuar për para.
Nacho gjithashtu ka refuzuar të vazhdojë karrierën në La Liga, ose ndonjë skuadër evropiane që garon në Ligën e Kampionëve (Interi kishte shprehur interesim në verën e kaluar) vetëm që të mos përballet me Realin.
34-vjeçari momentalisht po ëndërron të marrë ftesë nga kombëtarja e Spanjës për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ngase s’është ftuar që nga vera e kaluar në finalen e Ligës së Kombeve, por admirohet nga përzgjedhësi Luis de la Fuente.
Nacho ka zhvilluar 36 ndeshje për Realin këtë sezon ndërsa pritet edhe të startojë ndaj Barcelonës të dielën. Me një fitore, madrilenët do të shkonin 11 pikë më shumë në krye të tabelës, që mund të thuhet se do ta përfundonte garën për titullin kampion.