Kapiteni i Manchester Unitedit thotë se është përgjegjësia e tij për ta çuar skuadrën përpara
Pasi udhëhoqi Manchester Unitedin drejt një fitore të rehatshme ndaj Evertonit sot, kapiteni i djajve të kuq, Harry Maguire, ka folur pas ndeshjes duke thënë se është përgjegjësia e tij për ta çuar skuadrën përpara.
Manchester United ka shënuar fitoren e 17-të të sezonit me një paraqitje dominuese ndaj Evertonit në Premierligë. Kjo fitore përforcoi pretendimet e skuadrës së Erik ten Hag për një vend në top katërshe dhe gjithashtu në këtë ndeshje u paraqit Harry Maguire, duke bërë fillimin e tij të gjashtë në Premierligë këtë sezon.
Reprezentuesi anglez dhe kapiteni i Djajve të Kuq është kthyer me forcë në planet e trajnerit dhe tani ka përshkruar se si e interpreton përgjegjësinë e tij në klub.

Maguire, duke folur për BBC Match of the Day, filloi: "Unë kam një përgjegjësi për të siguruar që klubi të ecë përpara dhe kjo është nëse jam duke luajtur apo jo. Ndjej se forma ime ka qenë e mirë për Anglinë dhe Manchester United."
Maguire njeh konkurrencën intensive për minutat e lojës në klub dhe duket i vendosur të mbajë vendin e tij.

“Unë e respektoj dhe e di se ne kemi konkurrencë të mirë në pozicionin tim në këtë klub,” filloi ai. “Ka katër qendërmbrojtës të mirë ndërkombëtarë në këtë klub dhe ne të gjithë po përpiqemi të jemi më të mirët”.
Manchester United do të përballet me Sevillan në ndeshjen e radhës në takimin e parë të çerekfinales në Ligë të Evropës.
.jpg?format=jpg)
Në Premierligë do të kthehen në aksion kundër Nottingham Forest më 16 prill përpara se të luajnë ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës më 21 prill.
Më pas, lojtarët e Ten Hag do të përballen me Brighton të Roberto De Zerbi në një gjysmëfinale të FA Kupës.
