Kapiteni i Arsenalit, Odegaard: Luftojmë deri në fund, presim përkrahjen e Topçinjve
Shpresat që Arsenali të bëhet kampion për herë të parë pas 20 viteve nuk janë humbur ende. Ka mbetur edhe një xhiro, ku skuadra e Mikel Artetës po pret për një gabim të mundshëm të Manchester Cityt.
Manchester City kryeson Premierligën me dy pikë më shumë se Arsenali, kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund.
Topçinjtë përballen me Evertonin, ndërsa Qytetarët me West Ham Unitedin.
Kapiteni i Arsenalit i është drejtuar tifozëve të skuadrës, duke kërkuar përkrahjen e tyre dhe iu premtoi atyre se do të luftojnë deri në fund.
"Përshëndetje topçinjë. Shkojmë përpara, shpresoj të ju shoh në stadium të dielën. Shtytja e fundit, të gjithë së bashku. Do të luftojmë deri në fund dhe mezi pres t'ju shoh në Emirates Stadium."
Kujtojmë se hera e fundit kur Arsenali ishte kampion në Premierligë, ishte viti 2004, kur e fituan titullin pa asnjë humbje, e vetmja skuadër angleze që e ka bërë një gjë të tillë.
Shanset që këtë sezon të kurorëzohen janë të vogla, pasi duhet të presin për gabimin e Manchester Cityt dhe ta fitojnë ndeshjen ndaj Evertonit.
Të gjitha përballjet e xhiros së fundit në Premierligë, zhvillohen nesër (e diele) me fillim nga ora 17:00.