Kane: Do të jetë shumë vështirë ndaj Realit, mezi pres të luaj kundër Bellingham - NACIONALE

Kane: Do të jetë shumë vështirë ndaj Realit, mezi pres të luaj kundër Bellingham

1 javë më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Bayern Munichut Harry Kane thotë se i pret një përballje e vështirë ndaj Real Madridit ndërsa po pret që të luajë ndaj bashkëkombësit Jude Bellingham.

Bayern Munich eliminoi Arsenalin për të avancuar në gjysmëfinale, ku e pret Real Madridi që të mërkurën e mposhti Manchester Cityn.

Kane ende s’ka fituar trofe në karrierën profesionale, por e pret një përballje të vështirë ndaj Realit.

“Me Wembleyn si stadiumi ynë nacional kemi motivim shtesë, por janë edhe disa ndeshje përpara nesh, që do të jetë shumë vështirë dhe ne duhet të jemi të fokusuar”.

“Real Madrid është klub i madh me histori të mrekullueshme në Ligën e Kampionëve, prandaj do të jetë shumë vështirë për ne”.

Por, kjo është çfarë nënkupton gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, skuadrat më të mëdha, prandaj e shijojmë fitoren ndaj Arsenalit dhe pastaj përgatitemi për ndeshjen pas disa javëve”.

Ndërkohë, i pyetur për Jude Bellingham deklaroi se do ta përshëndet në fushë por që pastaj do të tentojë ta mposhtë.

Jude ka kaluar një sezon fantastik, është top lojtar”.

Jam i lumtur për të, por do të jemi në luftë kundër skuadrës së tij, por kjo është eksperienca që duam ta fitojmë, të luajmë në ndeshje të mëdha në Ligën e Kampionëve, në këso gjysmëfinale”.

Do të jetë sfidë për ta shijuar dhe jam i sigurt se do të ketë shumë tifozë anglezë që do të na shohin, prandaj duhet të fokusohemi. Sigurisht, do ta përshëndes në fushë por pastaj është biznes”.

Përballja e parë mes Bayernit dhe Realit zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme