Kampioni i Serie A-së e gjen fitoren e parë në sezonin e ri, triumfon në San Siro ndaj Lecces
Pas një fillimi jo të mirë të sezonit të ri të Serie A-së nga Interi, 'Zikaltrit' tashmë kanë gjetur fitoren e parë, duke triumfuar 2:0 në shtëpi ndaj Lecces.
Skuadra e Simone Inzaghit barazoi në ndeshjen hapëse me Genoan në udhëtim 2:2, por sot morën fitore të rehatshme në San Siro, duke shënuar në secilën pjesë nga një gol.
Zikaltrit e dominuan takimin sa i përket posedimit të topit, por që vuajtën në krijim të rasteve.
Goli i parë i takimit erdhi vetëm pesë minuta pasi filloi ndeshja. Dimarco harkoi në zonë, ku Taremi e devijoi me kokë, e më së miri u gjend Darmian që e çoi topin në rrjetë për 1:0.
🚨🇮🇹 GOAL | Inter 1-0 Lecce | Darmian
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2024
INTER HAVE TAKEN THE LEAD!pic.twitter.com/1GNVf51qvF
Deri në përfundimin e pjesës së parë gola më nuk pati.
Interi e filloi edhe pjesën e dytë të takimit më mirë, duke kontrolluar tempon e lojës, e Lecce në anën tjetër nuk arrinte të dilte përpara pothuajse në asnjë rast seriozisht.
Goli i sigurisë u shënua në minutën e 69-të, kur Calhanoglu gjuajti nga penalltia, për rezultatin 2:0, pasi paraprakisht Thuram u ndal në mënyrë të palejueshme.
🚨🇮🇹 GOAL | Inter 2-0 Lecce | Calhanoglu
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 24, 2024
CALHANOGLU DOUBLES THE LEAD!pic.twitter.com/Rt9acs7elz
Me këtë rezultat, Interi gjeti fitoren e parë në këtë sezon të Serie A-së, duke shkuar në kuotën e katër pikëve, e Lecce mbetet pa asnjë pikë pas dy xhirove të zhvilluara.
Zikaltrit e zhvillojnë edhe ndeshjen e radhës në shtëpi, por kësaj radhe do të kenë punë të vështirë, pasi takohen me Atalantën në formë, më 30 gusht me fillim nga ora 20:45.