Kai Havertz reagon pas debutimit te Arsenali dhe thotë se s’është penduar për kohën te Chelsea
Mesfushori Kai Havertz thotë se është mikpritur për mrekulli te Arsenali, por që s’është penduar për kohën e kaluar te Chelsea.
Gjermani bëri debutimin në miqësoren e djeshme që përfundoi me rezultat 1:1, por që u pa se i duhet pak kohë për t’u adaptuar në stilin e ri të lojës.
I pyetur për debutimin, Havertz u përgjigj: “Jam shumë i lumtur, për mua është klub shumë i madh dhe tani të luaj këtu është ëndërr dhe jam i lumtur të jem pjesë e grupit”.
“Kam qenë këtu që katër ditë dhe tani ndihem shumë i mirëpritur prandaj jam tejet i lumtur me djemtë. Do të më duhen disa ditë dhe javë për t’u mësuar me stilin e lojës, kjo është e qartë”.
“Do të jap gjithçka në klub, sidomos në javët e ardhshme dhe shpresoj të përformojë në nivelin më të lartë në ligë”.
Në vendimin për t’iu bashkuar “Topçinjve”, gjermani shtoi: “Është një grup i ri dhe kur i shikova nga jashtë ishte kënaqësi për t’i shikuar dhe ndjeva energjinë brenda klubit. Është mirë të jem këtu dhe të shpresoj të kaloj kohë të mirë”.

“Nga jashtë u pa si një familje e madhe dhe gjithmonë e ndjeva energjinë kurdo që luaja ndaj tyre”.
“Për mua, ishte gjithmonë vështirë të luaj kundër tyre sepse e sheh grupin e bashkuar dhe tani ndihem shumë i mirëpritur. Kam qenë këtu që disa ditë dhe ndihem si pjesë e grupit”.
Edhe pse fitoi Ligën e Kampionëve, koha e Havertzit te Chelsea u kritikua vazhdimisht mirëpo 24-vjeçari nuk është penduar fare.
“Sigurisht nuk ishte sezoni më i mirë i Chelseas edicionin e kaluar. Dua të them që jam falënderues për klubin, gjithmonë do t’i falënderoj tifozët gjithashtu”.
“Kalova tre vite shumë të mira. Ndonjëherë nga jashtë nuk duket, por ishte 100 për qind vendimi i duhur për t’iu bashkuar para tre viteve”.
“Tani fokusi im është te Arsenali dhe do të jap gjithçka për klubin dhe shpresoj të arrijmë diçka të madhe”.