Kahn: Mane nuk e konsideroi asnjë ofertë tjetër, vetëm atë të Bayernit
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka insistuar se Sadio Mane ka pasur në mendje vetëm Bayern Munichin gjatë afatit kalimtar veror dhe nuk ka konsideruar asnjë ofertë tjetër me largimin e tij nga Liverpool.
Sulmuesi senegalez iu bashkua kampionëve në fuqi të Bundesligës në një transferim prej 41 milionë eurosh nga Liverpooli. Kishte disa oferta të tjera nga klube evropiane që donin ta merrnin atë në skuadër.

Agjenti i tij e informoi atë për ofertat, por ai mendoi se Bayern ishte klubi i duhur. Kohët e fundit, drejtori ekzekutiv i Bayernit, Kahn, i bëri jehonë mendimeve të tij në mbledhjen e përgjithshme vjetore të klubit.
"Unë do të doja t'i bëja një mirëseardhje të ngrohtë në FC Bayern, Sadio Manes. Ai donte të vinte vetëm tek ne nga Liverpooli dhe në asnjë klub tjetër. Jam i bindur se do të kemi shumë gëzim me këtë lojtar të klasit botëror në vitet në vijim”, tha ai.

“E njëjta gjë vlen edhe për Matthijs de Ligt – një lojtar të cilin pothuajse çdo klub i madh në Evropë donte ta nënshkruante, por donte të bashkohej vetëm me ne”, shtoi ai.
Mane nuk ka qenë në formën e tij më të mirë për kampionët e Gjermanisë, pavarësisht se ka shënuar tetë gola në 15 paraqitje, dhe pranon se një ndryshim kaq dramatik i karrierës ka marrë disa kohë për t'u mësuar.
Mane gjithashtu ka marrë detyrën e palakmueshme për të zëvendësuar Robert Lewandowski në sulmin e 32 herë kampionit të Bundesligës.

Fituesi i Kupës së Kombeve të Afrikës do të shpresojë të shtojë numrin e tij të golave kur Bayern të përballet me Freiburg në Bundesligë të dielën në mbrëmje.
Deri më tani në elitën e futbollit gjerman, anësori senegalez ka bërë nëntë paraqitje, duke shënuar katër gola, me një mesatare gol për çdo 159 minuta.

