“Ka qenë gjithmonë i vlerësuar tek ne”, Guardiola mbështet Cancelon
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka mbrojtur mbrojtësin Joao Cancelo që u fishkëllye nga tifozët anglezë gjatë ndeshjes së Ligës të Kampionëve.
Portugezi hyri si inkuadrues te Bayern Munich në derbin ndaj “Qytetarëve”, por tifozët e Man Cityt menjëherë nisën ta fishkëllenin.
Tekniku spanjoll e ka mbështetur portugezin duke deklaruar se gjithnjë ka qenë i vlerësuar në “Etihad Stadium”, por u fishkëllye shkaku që kaloi te gjiganti gjerman.
“Joao ka qenë gjithmonë i vlerësuar te City. Kjo ndodhi sepse ai atë natë ishte kundërshtari ynë. Jam i sigurt se ata e vlerësojnë gjithashtu. Joao ka qenë dhe ndoshta do të jetë lojtarë i rëndësishëm për ne”, tha Guardiola në konferencë për media, duke lënë të hapur mundësinë që futbollisti të rikthehet në verë.
E ardhmja e portugezit në Bayern Munich duket e pasigurt pasi lojtari ka një klauzolë në marrëveshjen e tij të huazimit që mund të bëjë një marrëveshje të përhershme prej 70 milionë eurosh, por klubi gjerman nuk është i prirur që të bëjë biznes me atë çmim.
Barcelona gjithashtu ka shfaqur interesim për nënshkrimin e lojtarit sezonin e ardhshëm. Cancelo mund të jetë pjesë e formacionit të parë në ndeshjen e Bayern Munich të shtunën në përballjen ndaj Hoffenheim në kuadër të Bundesligës./Orselina Lazraj/