“Ka nevojë për dashuri”, trajneri jep lëvdata për Jadon Sanchos pas debutimit te Chelsea - NACIONALE

“Ka nevojë për dashuri”, trajneri jep lëvdata për Jadon Sanchos pas debutimit te Chelsea

2 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Enzo Maresca e ka pranuar se është i emocionuar për të ardhmen e Jadon Sanchos, pas debutimit fantastik te Chelsea.

Sancho iu bashkua “Bluve” në një marrëveshje huazimi nga Manchester Unitedi, e cila bëhet e përhershme në verë. Anglezi debutoi duke e zëvendësuar Pedro Neton, ndërsa menjëherë bëri dallimin duke dhuruar një asistim te goli i vonshëm i Christopher Nkunkut.

Përpos asistimit, Sancho edhe mori çmimin “Lojtari i ndeshjes”, ndërsa Maresca ka dhënë lëvdata të mëdha.

“Jadon na ndihmoi shumë, çfarë bëri sonte ishte ajo që pres nga ai. E njihja Jadon shumë mirë sepse e kam shikuar gjatë tërë kohës në të kaluarën”.

“Jam shumë i lumtur për të. Ishte shumë i mirë, edhe Felix ishte mirë si dhe Christoph që shënoi”.

“E kam thënë se arsyeja që morëm Jadon është sepse luan si Noni Madueke. Noni e bën këtë punë në krahun e djathtë, fiton përballjet një kundër një, krijon shanse, shënon gola dhe po kërkonim të njëjtën gjë në krahun e majtë”.

Maresca ndër të tjera falënderoi tifozët e Chelseas që treguan admirim për Sanchon.

“Është shumë e rëndësishme. Jadon është ai djalë që ka nevojë për dashuri. Ka dëshirë për të treguar se çfarë lojtari është, por për mua thjesht e shijon futbollin. Për këtë arsye edhe luan”.

Lajme të ngjashme