“Ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë”, Inter Miami konfirmon lëndimin e Lionel Messit - NACIONALE

“Ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë”, Inter Miami konfirmon lëndimin e Lionel Messit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra amerikane Inter Miami ka konfirmuar se sulmuesi Lionel Messi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë pësoi një lëndim të rëndë në gju, derisa po drejtonte Argjentinën në triumfin e Kupës së Amerikës, ku në finale mposhtën Kolumbinë.

Inter Miami tani ka konfirmuar lëndimin e Messit, por s’ka dhënë detaje se për sa kohë do të jetë jashtë fushës.

Inter Miami ka dhënë detaje për lëndimin e kapitenit tonë Lionel Messi”.

Pas testeve mjekësore, është vlerësuar se Messi ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kësisoj, Messi do të mungojë së paku dy ndeshje në kampionatin amerikan, meqenëse s’i nevojitet operacioni.

Këtë sezon, Messi me klub dhe kombëtare ka zhvilluar 17 paraqitje duke kontribuar me 13 gola dhe 10 asistime në proces.

Lajme të ngjashme