“Ka aftësitë e Messit”, ish ylli anglez krahason Bukayo Sakan me superyllin argjentinas
Ish futbollisti Joe Cole ka krahasuar sulmuesin Bukayo Saka me Lionel Messin pas barazimit 1:1 ndaj Ukrainës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Saka regjistroi një tjetër paraqitje impresionuese për “Tre Luanët” pavarësisht që s’arritën t’i fitonin pikët e plota.
Cole ka dhënë lëvdata për Sakan duke e krahasuar me argjentinasin, që vlerësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Nuk mund të mbrohesh kundër Sakas sepse ka aftësisë e Lionel Messit, kur e shikon mbrapa”.
“Pra si mbrojtës, nuk mund ta ndalësh sepse kthehet mbrapa dhe tani ka aftësinë për të lëvizur përpara me shumë forcë”.
“Ka pak lojtarë që mund ta bëjnë këtë, Mo Salah, Lionel Messi dhe Bukayo Saka. Kur është në atë pozitë, ai është klinikë”.
Saka tashmë ka regjistruar dy gola dhe dy asistime këtë edicion brenda pesë paraqitjeve në edicionin 2023/24.
Ai kishte rol kyç te suksesi i Arsenalit në sezonin e kaluar, duke u bërë futbollisti i parë që regjistron një numër të dyfishtë për gola dhe asistime që nga Alexis Sanchez në sezonin 2016.17.
