“Ka 9 vite që s’iu ka shënuar”, Modric tallet me Benzeman gjatë finales së Kupës së Mbretit
Real Madrid fitoi Kupën e Mbretit këtë edicion duke mposhtur në finale Osasunan, për ta arritur trofeun e 20-të pas nëntë viteve.
Me një dygolësh të Rodrygos, “Los Blancos” fituan Kupën më të rëndësishme në Spanjë edhe pse rezultati përfundimtar doli të jetë 2:1.
Sidoqoftë, gjatë ndeshjes tashmë është publikuar një moment ku mesfushori Luka Modric tallet me Karim Benzeman pasi francezi ka nëntë vite që s’ka shënuar ndaj Osasunas.
“9 vite pa shënuar gol kundër Osasunas”, thotë kroati drejt Lucas Vazquez, i cili përgjigjet “Kush”. Modric i tregon se është Benzema që e befason spanjollin “Vërtetë nuk ka shënuar”.
Në fund, Modric thotë “Po, po janë bërë 9 vjet”.
Përndryshe, dyshja kanë një lidhje fantastike gjë që vërehet edhe në fushë pasi shumica e pasimeve të kroatit janë drejt francezit.
Real Madrid ka humbur titullin e La Liga-s por mbesin fuqishëm në garë për Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” barazuan 1:1 ndaj Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu” dhe të mërkurën do të synojnë një fitore në “Etihad” për të avancuar në finale.
Fillimisht, Reali të shtunën përballet me Espanyolin për kampionatin spanjoll, gjë që s’është më fortë e rëndësishme pasi edhe Ancelotti e pranoi se do të ketë ndryshime në formacion – ku pritet të startojë Eden Hazardi dhe Mariano Diaz.