Juventusi shpreson të nënshkruajë me Koopmeiners gjatë javës së ardhshme
Siç raportohet në Itali, Juventusi po pret që Teun Koopmeiners të bëhet lojtar i tyre gjatë javës së ardhshme, për çmimin prej 60 milionë euro.
Mesfushori holandez dëshiron të kalojë në Torino, por Atalanta ende nuk e ka dhënë dritën jeshile.
Gazzetta dhe Tuttosport pretendojnë se Koopmeiners nuk do t'i bashkohet Juventusit para ndeshjes së javës së ardhshme kundër Hellas Verona.
Megjithatë, bardhezinjtë ende presin të nënshkruajnë me mesfushorin holandez përpara se afati kalimtar veror në Itali të përfundojë të premten, më 30 gusht.
Çmimi i kërkuar i Atalantës për Koopmeiners është 60 milionë euro dhe sipas Tuttosport, Juventusi pothuajse do të plotësojë kërkesat e tyre duke ofruar 50 milionë euro plus shtesa 6-7 milionë euro.
Gazzetta konfirmon se Juventusi nuk ka një 'plan B' dhe dëshiron të nënshkruajë vetëm me Koopmeiners si përforcim në mesfushë këtë verë.
Te Zonja e Vjetër po planifikojnë gjithashtu të nënshkruajnë të paktën një anësor sulmues, me Nico Gonzalez, Jadon Sancho dhe Francisco Conceiçao në listën e tyre të dëshirave.