Juventusi me synime të mëdha: Largohen Vlahovic e Cambiaso, vijnë Osimhen dhe Tonali
Juventusi po e vlerëson si “ëndërr” afrimin e dyshes Victor Osimhen dhe Sandro Tonali, në rast që menaxhojnë të shesin Dusan Vlahovic dhe Andrea Cambiason në verë.
Edhe pse afati kalimtar i janarit është mbyllur, “Bianconerët” po punojnë vazhdimisht për t’u përforcuar në skuadër.
Juventusi tashmë ka kryer disa biznese, duke futur opsionin e blerjes në marrëveshjen me Pierre Kalulun nga AC Milani, kanë gati 30 milionë euro për Francisco Conceicaon e Portos, si dhe do të negociojnë prapë me PSG-në për Randal Kolo Muani.
Sidoqoftë, “Calciomercato” raporton se Juventusi i ka në ‘radar’ edhe dy superyje, megjithatë afrimi i tyre mund të ndodhë vetëm nëse ia dalin të shesin dy nga lojtarët e tyre në muajt e ardhshëm.
Gjasat më të madha janë që të largohet Vlahovic, kontrata e të cilit skadon më 2026, derisa Man City pritet të rikthehet me një tjetër ofertë në verë për Cambiason.
Juve tashmë ka gjetur pasuesit e dy lojtarëve të lartpërmendur. Tonali shihet si lojtari më i pëlqyer për në mesfushë, si dhe janë gati që ta vendosin edhe Douglas Luizin në marrëveshjen e shkëmbimit, ose ta shesin diku tjetër për t’i rritur fundet.
Ndërkohë, prioriteti kryesor për ta zëvendësuar Vlahovicin është Osimhen, me drejtorin sportiv Cristiano Guintoli që ka punuar me nigerianin në kohën kur ishte te Napoli.
Negociatat me Napolin nuk do të jenë aspak të lehta, shkaku se klauzola e lirimit të Osimhen vlen për klubet jashtë Anglisë, kësisoj Guintoli duhet të punojë me ish shefin për ta mbyllur marrëveshjen.