Juventusi i shpëton humbjes së parë në Serie A, barazon në 'frymën' e fundit me Bolognën - NACIONALE

Juventusi i shpëton humbjes së parë në Serie A, barazon në 'frymën' e fundit me Bolognën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Juventusi ka arritur të qëndrojë si skuadra e vetme në Serie A pa humbje në këtë sezon, pasi në momentet e fundit barazoi rezultatin në 2:2 ndaj Bolognës, rezultat me të cilin u mbyll takimi.

Thiago Motta që sezonin e kaluar drejtoi suksesshëm Bolognën drejt një vendi në Ligë të Kampionëve, tani është përballur me ish-skuadrën e tij dhe nuk kaloi edhe aq mirë.

Përballja në Allianz Arena ishte shumë e balancuar sa i përket posedimit të topit, ndërsa mysafirët patën raste më të mira shënimi gjatë 90 minutave.

Goli i vetëm në pjesën e parë u shënua nga sulmuesi zviceran, Ndoye, kur realizoi në minutën e 30-të, për rezultatin 1:0.

Trajneri Motta mori karton të kuq direkt vetëm gjastë minuta pasi filloi pjesa e dytë, ndërsa skuadra e tij pësoi golin e dytë vetëm dy minuta më vonë.

Pobega e dyfishoi epërsinë e Bolognës në minutën e 53-të, pas asistimit të Castros.

10 minuta më vonë, Koopmeiners, e ngushtoi epërsinë, duke shënuar për 2:1.

Shpëtimtari i Juventusit ishte Mbangula, i cili barazoi rezultatin në minutat shtesë.

Zonja e Vjetër edhe kësaj radhe evitoi humbjen e parë sezonale, teksa mori barazimin e nëntë nga 15 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme