Juventusi e bën prioritet afrimin e yllit të Tottenhamit - NACIONALE

Juventusi e bën prioritet afrimin e yllit të Tottenhamit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Juventus është duke punuar për të nënshkruar me mbrojtësin Radu Dragusin nga Tottenhami në afatin e janarit.

Drejtori i Juventusit Cristiano Guintoli konfirmoi të shtunën se “Bianconerët” do të shikojnë për një mbrojtës në janar për ta zëvendësuar të lënduarin Gleison Bremer.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Dragusin është dëshira e madhe e skuadrës italiane. Mbrojtësi rumun gjithashtu nuk do ta refuzonte mundësinë për t’iu bashkuar Juves qysh ën janar.

Sidoqoftë, një lëvizje e përhershme vlerësohet si e “pamundur”, kësisoj do të tentojnë të negociojnë me Tottenhamin me shpresën për të marrë “dritën e gjelbër”.

Ende nuk dihet nëse Tottenham do të jetë i hapur për ta lejuar Dragusin të largohet pavarësisht që nuk është titullar në skuadrën aktuale.

Juventusi përndryshe po e konsideron edhe ish mbrojtësin e Interit, tani te PSG-ja Milan Skriniar, me këtë të fundit që gjithashtu e ka humbur vendin në formacionin e Luis Enriques.

Negociatat pritet të nisin në javët e ardhshme me shpresën që në ditët e para të afatit dimëror të mbyllet ndonjëra marrëveshje.

Lajme të ngjashme