Juventus vazhdon me formën e mirë, triumfon ndaj Lazios
Juventus ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Lazios, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.
"Zonja e Vjetër" triumfoi bindshëm në shtëpi, duke mposhtur me rezultat komod 3:0 skuadrën e Lazios.
"Bianconerët" e nisën për mrekulli duke rrezikuar disa herë radhazi, por u mungoi finalizimi.
Ishte qendërsulmuesi Moise Kean që me një parabolë të shkëlqyeshme kaloi Juventusin në epërsi pas një aksioni të shpejtë (43') - VIDEO.
Italiani vazhdoi me formën e lartë edhe në pjesën e dytë, duke u gjendur në vendin e duhur dhe lehtësisht shënoi në portën e zbrazur (54').
Pas këtij goli, Lazio kishte një mundësi të mirë, por Luis Alberto nuk arriti ta konkretizojë.
Fitoren e Juves e vulosi krejt në fund sulmuesi Arkadiusz Milik, i cili pas një asistimi të Federico Chiesas me një goditje të bukur e mposhti portierin mysafir - VIDEO.
Lazio gjithashtu kishte disa shanse të shkëlqyera në përfundimin e lojës, mirëpo Anderson dhe Vecino nuk i finalizuan, së paku për golin e nderit.
Juventus tani shkon në pushim deri në janar si pozitë e tretë me 31 pikë, derisa Lazio renditët e katërta me 30 pikë.
Në xhiron e radhës, Juventus do të jetë mysafir i Cremoneses, derisa Lazio do të përballet me Lecce.