Juventus vazhdon me fitore, triumfon ndaj Cremoneses
Juventus ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Cremoneses, në kuadër të xhiros së 35-të në Serie A.
"Zonja e Vjetër" triumfoi me rezultat 2:0 duke bërë një hap rezultat pozitiv drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.
Juventus ishte shumë më e mirë nga minuta e parë duke rrezikuar me anë të Milik dhe Bremer, që patën nga një rast nga afërsia.
Mesfushori Paul Pogba ishte i pafat duke pësuar një tjetër lëndim, derisa la mes lotëve fushën pas vetëm 24 minutave lojë.
Ishte talenti Nicolo Fagioli që shënoi një gol të bukur pas një asistimi fantastik të Federico Chiesas (55').
Pas kësaj, Cremonese pati një rast të artë që ta barazonte rezultatin mirëpo Emanuele Valeri nuk ishte i saktë.
Fitoren e "Bianconerëve" e vulosi qendërmbrojtësi Bremer duke shënuar me kokë pas një topi të kthyer (79').
Juvenuts pas kësaj fitore i afrohet gjithnjë e më afër pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve duke zënë pozitën e dytë me 69 pikë, derisa Cremonese renditet në pozitën e 19-të me 24 sosh.
Në xhiron e radhës, Juve do të jetë mysafir i Empolit kurse Cremonese e pret Bolognan.