Juventus triumfon bindshëm ndaj Sassuolos, i afrohet Interit - NACIONALE

Juventus triumfon bindshëm ndaj Sassuolos, i afrohet Interit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka shënuar fitore bindëse ndaj Sassuolo, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” dominoi nga fillimi duke fituar në fund me rezultat 3:0.

Dusan Vlahovic kaloi Juventusin në epërsi pas 15 minutave lojë, duke realizuar pas asistimit të Mirettit.

I njëjti përfitoi nga një top i kthyer për ta dyfishuar epërsinë pas një aksioni të shpejtë (37’).

Sassuolo provoi shumicën e kohës në pjesën e dytë për të bërë ndonjë befasi, por që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen bianconere.

Fitoren e Juventusit e vulosi Federico Chiesa pas një asistimi të Manuel Locatellit (89’).

Pas këtyre tre pikëve, Juve renditet në pozitën e dytë me 49 pikë, dy pikë më pak se Interi derisa Sassuolo renditet në pozitën e 14-të me 19 sosh.

Lajme të ngjashme