Juventus synon ta zëvendësojë Allegrin me Mottan
Juventus e ka bërë prioritet trajnerin e Bolognas Thiago Motta, për ta zëvendësuar Max Allegrin në sezonin tjetër.
“Bianconerët” pritet të bëjnë disa ndryshime dhe një ndër mundësitë është edhe largimi i Allegrit.
“Footmercato” raporton se Motta është i preferuari i bordit të skuadrës italiane, sidomos pas punës së mrekullueshme që ka bërë te Bologna.
🚨EXCL: 🔴🔵🇮🇹 #SerieA |
— Santi Aouna (@Santi_J_FM) December 11, 2023
◉ Thiago Motta's wonderful work at Bologna is attracting the attention of Italy's top clubs 💫
◉ Inter and Juventus have already made first contact with the Italian coach for next season💥
◉ Bologna are pushing to extend his contract ‼️… pic.twitter.com/v1O6xDtfZZ
Kontrata e Allegrit skadon më 2025 por duke marrë parasysh se kanë mbetur pak mbrapa në garën për titull, ekziston shansi që të largohet në verë.
Përndryshe drejtori i ri sportiv Cristiano Giuntoli është admirues i madh i Mottas, ku në fakt tentoi ta merrte sa ishte pjesë e Napolit për ta zëvendësuar Luciano Spallettin.
Kontrata e Mottas skadon në fundin e sezonit dhe Bologna është duke tentuar t’ia vazhdojë kontratën, megjithatë me situatën aktuale është vështirë që të pranojë ish futbollisti.
Ndërkohë, Bologna është në rrugën e duhur për ta bërë historinë dhe të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, sidomos pas fitores 2:1 ndaj Atalantas në vikendin e kaluar.