Juventus synon edhe tre transferime, përfshirë Sanchon - NACIONALE

Juventus synon edhe tre transferime, përfshirë Sanchon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi është gati për të bërë edhe transferime të reja, përfshirë yllin e Manchester Unitedit Jadon Sancho, mirëpo duhet të fokusohen fillimisht në shitje.

“Bianconerët” kanë qenë mjaftë aktiv deri më tani në afatin e verës, duke marrë Douglas Luiz nga Aston Villa, si dhe Michele di Greorio nga Monza, ndërsa së shpejti do ta zyrtarizojnë Khephren Thuram prej OGC Nice.

Sidoqoftë, ky është vetëm fillimi meqenëse “Gazzetta dello Sport” raporton se Juventusi është duke punuar intensivisht për t’i kompletuar edhe tre transferime.

Trajneri i ri Thiago Motta ka kërkuar nga bordi edhe prurjen e një mesfushori sulmues, anësori si dhe qendërmbrojtësi.

Koopmeiners është momentalisht kandidati për pozitën e parë, por Juventusi nuk dëshiron të shpenzojë mbi 45 milionë euro derisa Atalanta kërkon 60 milionë euro.

Jean-Clair Todibo është favorit për pozitën e qendërmbrojtësit me Riccardo Calafiorin që është afër kalimit te Arsenali dhe Sancho vlerësohet si ideali për të qenë anësor.

Juventus është i hapur edhe për ta zëvendësuar Federico Chiesan me Sanchon, mirëpo nuk dihet nëse Unitedi është i interesuar për italianin.

Megjithatë, prioriteti i klubit italian aktualisht është shitja e disa lojtarëve në mënyrë që të krijojë hapësirë mjaftueshëm për të sjellë lojtarët e rinj. Deri më tani, Juventusi ka vendosur plot tetë lojtarë në shitje.

Lajme të ngjashme