Juventus synon dyshen e Man Unitedit në janar
Juventus është duke shikuar mundësinë për të transferuar dyshen e Manchester Unitedit, Jadon Sancho dhe Donny van de Beek.
Të dy lojtarët kanë humbur vendin te skuadra e Erik ten Hag dhe sërish s’kishin minuta në humbjen ndaj Newcastle Unitedit të shtunën mbrëma.
De Beek është një zëvendësues i panevojshëm duke bërë vetëm një paraqitje në Premierligë, derisa zhvilloi 62 paraqitje që kur iu bashkua klubit nga Ajaxi në vitin 2020.
Sancho ndërkohë, s’është i lirë që publikisht është fjalosur me teknikun holandez më herët këtë sezon.
Sipas “ESPN”, të dy lojtarët kanë shprehur gatishmëri që të largohen në janar dhe duan të ikin qysh në afatin dimëror.
Juventus shihet si destinacioni i mundshëm, meqenëse duan të përforcohen që të garojnë për titullin e Serie A.
Prioritet është holandezi, që e duan në formë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit, kurse sa i përket anglezit vetëm duan ta mbajnë për gjashtë muaj.
Man United do të ishte i hapur për t’i shitur të dy mirëpo kërkon që së paku Juventusi të paguajë pagat e lojtarëve deri në fundin e sezonit.
Dy klubet do të nisin negociatat në javët në vijim, me shpresën që të kompletohen marrëveshjet në fillimin e afatit dimëror.