Juventus 'shijon' humbjen e dytë radhazi në Serie A, mposhtet nga Sassuolo - NACIONALE

Juventus 'shijon' humbjen e dytë radhazi në Serie A, mposhtet nga Sassuolo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka pësuar edhe humbjen e dytë në kampionatin italian duke u mposhtur në udhëtim te Sassuolo, në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A.

Sassuolo fitoi me rezultat minimal 1:0, ndeshje që ishte tejet e baraspeshuar me vendasit që kishin ma shuë raste shënimi.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra nga skuadrat nuk i konkretizonte rastet.

Juventus rrezikoi disa herë me anë të anësorëve dhe disa aksioneve të shpejta, derisa vendasit mbroheshin më shumë.

Sassuolo kaloi në epërsi falë golit të Gregoire Defrel, që shënoi brenda zonës me një goditje të saktë pas një topi të kthyer (64').

Juventus tentoi ta barazojë deri në fund duke pasur një rast të artë me anë të Federico Gattit, por mbrojtësi dështoi të shënonte me kokë nga afërsia pas një rivendje këndore.

Kësisoj, Juventus shijon humbjen e dytë radhazi në Serie A duke u renditur në pozitën e shtatë me 44 pikë, derisa Sassuolo tani ngrihet në vendin e 10-të me 40 sosh.

Në xhiron e radhës, Sassuolo do të jetë mysafir i Salernitanas derisa Juventusi do ta pret liderin, Napolin.

Lajme të ngjashme