Juventus refuzon shitjen e Yilidiz te Chelsea - NACIONALE

Juventus refuzon shitjen e Yilidiz te Chelsea

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea ka qenë në kontakte me Juventusin për të diskutuar një marrëveshje të mundshme për yllin turk Kenan Yildiz, mirëpo “Bianconerët” kanë refuzuar ta shesin.

19-vjeçari ishte ndër talentët që fitoi vëmendjen sezonin e kaluar, duke shënuar katër gola në 32 paraqitje në Serie A, ndërsa luajti rol të rëndësishëm për Turqinë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Yildiz ka edhe tre vite të mbetura në kontratën me Juventusin, mirëpo skuadra italiane është gati t’ia rinovojë, duke i ofruar rritje page.

Juve i ka bërë një ofertë prej 1.2 milionë eurove për sezon, me lojtarin që ende s’i ka kthyer përgjigje shkaku që pret një kontratë edhe më të mirë, e nga kjo situatë ka tentuar të përfitojë Chelsea duke nisur negociatat.

Sidoqoftë, përgjigja e Juventusit ka qenë e qartë, duke refuzuar edhe të negociojë meqenëse e shohin Yildizin si lojtar i rëndësishëm në projektin afatgjatë dhe prioriteti kryesor është ta bindin për një kontratë të re për katër apo pesë vite.

Yildiz ndërkohë është i lumtur te “Zonja e Vjetër”, andaj largimi i mundshëm vështirë që mund të ndodhë në këtë afat veror.

Lajme të ngjashme