Juventus pajtohet me një barazim te Bologna - NACIONALE

Juventus pajtohet me një barazim te Bologna

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus nuk ka përfituar nga humbja e Lazios për ta zënë pozitën e dytë, duke barazuar në udhëtim te Bologna, në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.

"Zonja e Vjetër" barazoi me rezultat 1:1, sfidë që doli të jetë shumë e barabartë.

Pas vetëm 10 minutave lojë, Riccardo Orsolini kaloi vendasit në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë pas një faulli të shkaktuar brenda zonës.

Juventus pastaj mori plotësisht dominimin duke fituar edhe një penallti, mirëpo serbi Arkadiusz Milik dështoi nga pika e bardhë.

Kësisoj, meqenëse asnjëra skuadër nuk arriti t'i finalizojë aksionet pjesa e parë përfundoi në epërsi të Bolognas.

"Bianconerët" arritën të këndellen në 45-minutëshin e dytë, ku Milik shënoi nga afërsia duke përfituar nga topi i kthyer i gjuajtjes së Federico Chiesas (61').

Juventus rrezikoi edhe disa herë deri në përfundimin e ndeshjes por që assesi s'ia doli të përmbyste rezultatin.

Ndërsa, Bologna nuk është që kishte ndonjë rast pasi u pajtua me një pikë që iu konvenon ta ruajnë pozitën e tetë me 45 pikë.

Juve vazhdon ta mbajë pozitën e tretë në Serie A me 60 pikë, derisa rrezikon edhe top katërshen pasi prapa tyre renditen Interi, Milani dhe Roma me nga 57 sosh.

Lajme të ngjashme