Juventus njoftohet për të ardhmen e dy yjeve të huazuar në Premierligë - NACIONALE

Juventus njoftohet për të ardhmen e dy yjeve të huazuar në Premierligë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Huazimet e dyshes Dejan Kulusevski dhe Weston McKennie janë pranë përfundimit, por tashmë janë shfaqur disa opsione mbi të ardhmen e tyre.

Kulusevski iu bashkua Tottenhamit në janarin e vitit 2022 në një marrëveshje për 18 muaj me opsion blerje, që do të bëhej obligim nëse sigurohej Liga e Kampionëve, gjë që Spurs dështuan ta realizojnë.

Sidoqoftë, edhe pa futbollin e Ligës së Kampionëve, Tottenham ka të drejtë ta blejë kartonin e Kulusevskit nëse duan. Sipas “Tuttosport”, falë paraqitjeve fantastike klubi anglez është duke shikuar mundësinë për ta blerë suedezin për 35 milionë euro, aq sa do klubi italian.

Mirëpo, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për McKennie, sezoni i të cilit nuk ka shkuar ashtu siç priste te Leeds Unitedi.

Leeds e ka shumë të vështirë ta sigurojë mbijetesën në Premierligë pasi duhet të fitojnë ndaj Evertonit dhe të shpresojnë se Leicester City nuk arrin fitore ndaj West Hamit.

Amerikani më shumë gjasa do të rikthehet në Turino meqenëse dëshpëroi të impresiononte që prej kalimit në Angli. Futbollisti gjithnjë ka qenë tejet i pëlqyer në dhomën e zhveshjes te “Bianconerët” mirëpo asnjëherë nuk arriti ta fitojë vendin në formacionin titullar të max Allegrit.

Gjithashtu shkaku që Juventus kërkon për McKennie rreth 35 milionë euro është një arsye më shumë pse Leeds nuk do ta mbajë në skuadër.

Lajme të ngjashme