Juventus nis bisedimet me Man Cityn, Kalvin Phillips i thotë “PO” ofertës
Juventus ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për të nënshkruar me mesfushorin Kalvin Phillips.
Anglezi pritet të bëhet me skuadër të re gjatë afatit të janarit shkaku i minutazhës së limituar nën urdhrat e Pep Guardiolas.
Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se “Zonja e Vjetër” i ka nisur bisedimet me gjigantin anglez për marrëveshjen me Phillips.
Phillips gjithashtu është i hapur për të kaluar në kampionatin italian andaj kjo është ndihmë e madhe që marrëveshja të mbyllet mes dy palëve.
Juventusi pritet të bëjë një ofertë huazimi me opsion blerje në fundin e sezonit, derisa Man City momentalisht preferon të jetë obligim blerje.
🚨⚪️⚫️ Understand Juventus have now opened talks with Manchester City to discuss Kalvin Phillips deal.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 18, 2023
Negotiations starting between clubs as Kalvin is said to be open to the move.
Juventus plan to offer loan with buy option clause. Man City want it to be mandatory. Talks on. pic.twitter.com/AukIT7NSnr
Skuadra e Guardiolas nuk e sheh më Phillips si një lojtar që mund ta dëshmojë kualitetin andaj shpreson ta shet në mënyrë që të gjejë alternativën adekuate.
Përpos Phillips, Juventus pritet të jetë mjaftë aktive pasi e synon edhe sulmuesin e Manchester Unitedit Jadon Sancho.