Juventus ndalet në një barazim pa gola kundër Sampdorias - NACIONALE

Juventus ndalet në një barazim pa gola kundër Sampdorias

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sampdoria, në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

"Zonja e Vjetër" dominoi në sfidën kundër Sampdoria, por që nuk i konkretizoi rastet prandaj rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.

Vendasit e nisën më mirë duke rrezikuar menjëherë pas shtatë minutave përmes Mehdi Leris i cili provoi të shënonte nga afërsia, por Szczesny ia mohoi golin.

Juan Cuadrado kishte një mundësi të mirë shënimi, mirëpo goditja e tij nga afërsia u bllokua nga Audero.

Loja vazhdoi të zhvillohej më shumë në mesfushë me dy skuadrat që ishin shumë të qeta dhe të kujdesshme duke mos lejuar raste për kundërshtarët.

E njëjta vleu edhe për pjesën e dytë, edhe pse Juventus në fakt arriti të shënojë golin, por që iu anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte mesfushori Adrien Rabiot që pas një aksioni të shpejtë u asistua nga Dusan Vlahovic, mirëpo që serbi doli që ishte në pozitë jashtë loje disa sekonda më parë se të pranojë topin (65').

Juventus shtoi presionin në përpjekje për të fituar ndeshjen, por që edhe mungesat e shumta si Angel di Maria e Paul Pogba u vërejten, duke mos pasur finalizimeve të aksioneve.

Kështu, "Bianconerët" nuk arritën të marrin më shumë se një barazim në xhiron e dytë të Seria A, duke u renditur në pozitën e katërt me katër pikë, derisa Sampdoria ngritët në pozitën e 16-të në tabelë me një pikë të mbledhur.

Sa i përket xhiros së radhës, skuadrën e Massimiliano Allegrit do ta pres një sfidë tejet e vështirë në shtëpi kundër Romës, që është duke kaluar një periudhë të shkëlqyer dhe këtë edicion mbetet e pamposhtur, derisa Sampdoria do të jetë mysafir i Salernitanas.

Lajme të ngjashme