Juventus me mund mposht Monzan, kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Juventus pasi mposhti 2:1 Monzan, siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Një fitore e vuajtur, pa shkëlqim, por që i shërben trajneri Max Allegri për ta rikthyer qetësinë në skuadër pas humbjes turpëruese 5:1 kundër Napolit.
Në “Allianz Stadium” Juventus ishte nikoqir i Monzas, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të Kupës së Italisë. Max Allegri në këtë ndeshje hyri duke bërë një rotacion thuajse të tërësishëm në formacion.
Fillimi u duk i mbarë. Në minutën e 8-të ishte sulmuesi Kean ai që përfitoi nga një pasim i McKenniet, duke kaluar kështu ekipin vendës në epërsi (VIDEO).
Megjithatë, as gjysmë orë nuk arriti që ta menaxhojë këtë epërsi “Zonja e Vjetër”. Skuadra mysafire e ndëshkoi atë në minutën e 24-të.
Ekzekutimin e mrekullueshëm të këndores që bëri Colpani, e finalizoi për mrekulli me anë të një goditje me kokë Valotti (VIDEO).
Në minutat në vijim loja ishte shterpe, pa shumë raste nga të dy anët. Megjithatë, nga mintua e 61-të Juventus futi në lojë disa lojtarë startues, të cilët më vonë ndryshuan edhe rrjedhën e takimit.
Kështu ishte edhe rasti i golit që u shënua në minutën e 78-të nga Chiesa. Përfaqësuesi italian shënoi një gol tejet të bukur. Ai depërtoi nga ana e majtë një seri futbollistësh të Monzas dhe pasi u lirua, me një goditje tejet të saktë dhe teknikisht perfekte – la të fjetur portierin e skuadrës lombardeze (VIDEO).
Me këtë rezultat përfundoi edhe kjo ndeshje. Juventus siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Italisë dhe do të vijojë që të luftojë në tri fronte.
Përmbledhja e ndeshjes Juventus - Monza:
