Juventus konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Danilon
Juventusi zyrtarisht ka konfirmuar se kapiteni Danilo është larguar pasi dy palët kanë arritur marrëveshje për ta ndërprerë kontratën.
33-vjeçari largohet nga skuadra italiane pas pesë vite e gjysmë, ku fitoi titullin e Seria A si dhe dy herë Kupën e Italisë.
Juventusi gjithashtu ka konfirmuar se braziliani nuk do të ketë ndonjë ndikim në financat e klubit shkaku që është pajtuar të largohet falas.
Ai tashmë i ka thënë lamtumirë tifozëve të Juventusit përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale të hënën.
Danilo pritet të rikthehet në vendlindje te skuadra braziliane Flamengo, ku zgjodhi ish klubin pavarësisht që kishte ofertë nga Napoli i Antonio Contes.
Largimi i Danilos gjithashtu i hap rrugën Juventusit për ta zyrtarizuar afrimin më të fundit, Renato Veigan, i cili kreu testet mjekësore të hënën ndërsa i bashkohet “Bianconerëve” në formë huazimi nga Chelsea.
Veiga është nënshkrimi i tretë për Juventusin që gjithashtu këtë muaj janë përforcuar edhe me Randal Kolo Muanin dhe Alberto Costan.