Juventus e kërkon “dështakun” e Man Unitedit - NACIONALE

Juventus e kërkon “dështakun” e Man Unitedit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka shprehur interesim për të nënshkruar me mesfushorin Sofyan Amrabat, që momentalisht është huazim te Manchester Unitedi dhe do të rikthehet në Serie A në fundin e sezonit.

27-vjeçari që shkëlqeu në Kupën e Botës me Marokun e la Fiorentinan sezonin e kaluar për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq” në një marrëveshje prej 10 milionë euro me opsion blerje prej 25 milionë eurove.

Amrabat megjithatë ka dështuar të impresionojë te Man Unitedi, duke zhvilluar vetëm 1 mijë e 150 minuta në 22 paraqitje si mesfushor mbrojtës ose mbrojtës i krahut të majtë.

Ai nuk ka luajtur titullar në Premierligë që nga mesi i dhjetorit, derisa pritet të rikthehet te Fiorentina në verë.

Mirëpo “Gazzetta dello Sport” raporton se Amrabatnuk do të qëndrojë te Fiorentina pasi interesim ka shprehur edhe Juventusi, që e sheh si marokun si ideali për ta përforcuar skuadrën.

“Zonja e Vjetër” në fakt ka shprehur interesim për 27-vjeçarin edhe verën e kaluar dhe do të rikthehet në garë pas disa muajve, duke qenë në dijeni se kontrata lojtarit i skadon më 2025.

Amrabat në anën tjetër ka marrë pak eksperiencë si është të luajë në një klub të madh, andaj do ta refuzonte qëndrimin te Fiorenitna.

Lajme të ngjashme