Juventus dhe Atalanta arrijnë marrëveshje për Koopmeiners
Juventus dhe Atalanta kanë arritur marrëveshje për mesfushorin Teun Koopmeiners, mirëpo gjithçka ka mbetur peng derisa kjo e fundit të gjejë zëvendësuesin.
Holandezi do t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” në një marrëveshje të vlefshme për 55 milionë euro.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, është thjesht çështje kohe para se 26-vjeçari ta kompletojë ëndrrën për t’iu bashkuar Juventusit.
Dy klubet italiane tashmë kanë gjetur “gjuhën e përbashkët”, por Atalanta fillimisht duhet ta transferojë një mesfushor tjetër, para se ta lërë yllin e skuadrës të udhëtojë për në Torino.
Skuadra e Gasperinit janë afër për të nënshkruar me Marco Brescianini nga Frosinone, derisa opsion tjetër mbetet edhe talenti Matt O’Riley nga Celticu.
Pwrndryshe, Koopmeiners nuk do të jetë i përfshirë në përballjen ndaj Real Madridit për Superkupën e UEFA-s, shkaku që është duke e shtyrë klubin për ta shitur te Juventusi.
“Është zhgënjyese për Koopmeiners, i cili refuzoi mundësinë për të luajtur në këtë ndeshje”.
“Është viktimë e situatës së tij. Më vjen keq sepse nuk isha në gjendje ta bindja për të qëndruar derisa të rregullohet situata. Mbetet djalë i mirë që na ka ndihmuar të mbërrijmë këtu”, deklaroi trajneri Gian Piero Gasperini të martën.