Jurgen Klopp shpjegon vendimin për kalimin te Red Bull pas largimit nga Liverpooli - NACIONALE

Jurgen Klopp shpjegon vendimin për kalimin te Red Bull pas largimit nga Liverpooli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp thotë se nuk mund të jetë më i emocionuar për t’u bërë shefi i ri global i futbollit në Red Bull.

57-vjeçari ka marrë pak pushim që kur u largua nga Liverpooli në fundin e sezonit të kaluar, ndërsa vazhdimisht ka qenë i lidhur me pozitën e përzgjedhësit të kombëtares së Gjermanisë.

Sidoqoftë, Klopp tani është pajtuar me Red Bullin për një rol të rëndësishëm në prapaskenat e grupit, duke nënshkruar kontratë afatgjatë që nis më 1 janar 2025.

Ish trajneri i Liverpoolit do të veprojë si konsulent për klubet e Red Bull rreth çështjeve të tilla si filozofia e lojës dhe rekrutimi i lojtarëve dhe stafit.

“Pas thuajse 25 vitesh mënjanë, nuk mund të isha më i emocionuar që do të përfshihesha në një projekt si ky”.

“Roli mund të ketë ndryshuar, por pasioni im për futbollin dhe njerëzit që e bëjnë futbollin atë që është nuk ka ndryshuar. Duke iu bashkuar Red Bullit në nivel global, unë dua të zhvilloj, përmirësoj dhe mbështes talentin e jashtëzakonshëm të futbollit që është në dispozicion për ne. Ka shumë mënyra se si mund ta bëjmë këtë, duke shfrytëzuar njohuritë dhe përvojën e Red Bull dhe duke mësuar nga sportet e tjera dhe industri të tjera.

“Së bashku mund të zbulojmë se çfarë është e mundur. Unë e shoh rolin tim para së gjithash si mentor për trajnerët dhe menaxhmentin e klubeve të Red Bull, por në fund të fundit jam pjesë e një organizate unike, inovative dhe largpamëse. Siç thashë, asgjë nuk mund të më emociononte më shumë”.

Lajme të ngjashme