Jurgen Klopp e refuzon kombëtaren e njohur
Trajneri Jurgen Klopp ka refuzuar shansin për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së Amerikës.
Klopp, i cili u largua nga Liverpooli sezonin e kaluar mori një ofertë befasuese nga Amerika pas shkarkimit të Gregg Berhalter.
Sidoqoftë, “The Athletic” raporton se tekniku gjerman ka refuzuar edhe që të nisë negociatat për këtë mundësi.
Klopp kaloi nëntë vite në “Anfield” ndërsa kishte deklaruar se i duhet me patjetër një pushim pasi njoftoi largimin befasues më herët këtë vit.
“Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka”.
“Është se po më mbarojnë energjitë. Nuk kam asnjë problem tani, padyshim, e dija që më gjatë se do të më duhet ta shpallja në një moment, por tani jam absolutisht mirë”, kishte deklaruar ai në muajin janar.
Kësisoj, Klopp e konfirmoi se dëshiron të pushojë për një vit e ndoshta më shumë e pastaj t’i rikthehet punës. Emri tij është përmendur edhe si opsion te Bayern Munichu si dhe kombëtarja e Gjermanisë.