Jurgen Klopp distancohet sërish nga spekulimet mbi kombëtaren e Gjermanisë
Trajneri Jurgen Klopp e ka distancuar prapë vetën, se mund ta marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë.
Ish trajneri i Liverpoolit ende nuk ka vendosur se cili do të jetë klubi i ri pas largimit në verë, edhe pse emri i tij është lidhur me disa klube të ndryshme, si dhe kombëtaren e Gjermanisë.
Drejtori i Kombëtares gjermane Rudi Voller nuk e ka fshehur interesimin për të punësuar Kloppin, duke insistuar se mund të jetë opsion në rast që Julian Nagelsmann zgjedhë të rikthehet në ndonjë klub.
Klopp, megjithatë dëshiron ta sheh Nagelsmann të vazhdojë në kreun e Gjermanisë, duke deklaruar se nuk po mendon për t’u kthyer në punë.
“Të gjithë shpresojnë se Julian Nagelsmann do të bëjë më shumë, më shumë se viti 2026”.
“Unë do të hezitoja të flisja për futbollin sot, sepse nuk ka asgjë për të thënë. Rudi Voller është një djalë shumë i mirë. Ai u vu në situatën që duhej të fliste për të”.
Klopp ndër të tjera më parë kishte lënë mundësinë që edhe të pensionohet, mirëpo që vendimin do ta marrë në muajt apo vitin e ardhshëm.
Ai kishte sukses me Liverpoolin, ku arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve si dhe Premierligën, trofe që “Reds” s’e kishin fituar që plot 30 vite.