Junior Messias bën heroin, AC Milan fiton me mund ndaj Monzas - NACIONALE

Junior Messias bën heroin, AC Milan fiton me mund ndaj Monzas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar fitore minimale në udhëtim te Monza, në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.

"Rossonerët" kishin rastet më të mira në ndeshje, duke fituar në fund me rezultat 0:1.

Mysafirët e nisën më mirë duke rrezikuar me anë të Rafael Leaos dhe Brahim Diazit, por goditjet e të dyve u devijuan.

Ishte mesfushori sulmues Junior Messias që u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje të fuqishme kaloi Milanin në epërsi pas 31 minutave lojë - VIDEO.

Ndeshja tutje ishte shumë e baraspeshuar, me "Rossonerët" që vazhduan të provojnë të gjejnë golin e dytë, por nuk ia dolën.

Theo Henandez kishte dy mundësi të mirë shënimi pas disa aksioneve, por goditjet e francezit përfunduan jashtë kuadratit.

Rasti i vetëm që vlen të ceket te Monza ndoshta ishte i Patrick Ciurria, i cili tentoi ta befasonte portierin mysafir, mirëpo nuk ia doli.

Kështu, AC Milan arkëton pikët e plota dhe ngritët në pozitën e tretë me 44 pikë, derisa Monza vazhdon të qëndrojë në pozitën e 10-të me 29 sosh.

Në xhiron e radhës, Milan do të përballet me Atalantan, derisa Monza do të takohet me Salernitanan.

Lajme të ngjashme