Julian Naglesmann lë të hapur mundësinë e rikthimit të Kroosit te Gjermania
Përzgjedhësi Julian Nagelsmann ka lënë të hapur shansin se mesfushori Toni Kroos mund të rikthehet te kombëtarja e Gjermanisë.
Kroos mungoi në Kupën e Botës 2022 shkaku që u pensionua por duke marrë parasysh formën që po kalon, ka spekulime të shumta që mund të rikthehet te Gjermania.
E një gjë të tillë e ka lënë të hapur edhe Nagelsmann, duke treguar se ka kontakte me Kroosin dhe nëse vazhdon me këtë formë, atëherë mund ta ftojë.
“Është një ide interesante. Nëse vazhdon të tregojë paraqitje të mira, atëherë ndoshta do ta thërras”
“Isha në kontakt me Toni edhe para kohës sime te Bayern, kam shkëmbyer disa ide me të. Po kalon jashtëzakonisht mirë në Madrid, është një nga mbretërit aty”.
AAi e flet mendjen e tij me vetëmohim për shumë tema. Më duket gjithmonë shumë interesant dialogu me të. Dhe ai është një nga ata lojtarë me të cilët mund të diskutoni çështje në besim të plotë”, deklaroi ai.
Kroos së fundmi e ka pranuar se po e mendon rikthimin e mundshëm, por refuzoi të jep detaje të tjera.
Edhe bashkëlojtari Antonio Rudiger thotë se po i bën presion të vazhdueshëm që të kthehet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.