Jude Bellingham sërish hero, Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Barcelonës
Real Madrid ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te rivali i përbetuar Barcelona.
Derbi më i zjarrtë ishte shumë i baraspeshuar nga minuta e parë, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1:2.
Barcelona e nisi shumë më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm gjashtë minutave lojë, ku Ilkay Gundogan përfitoi nga një gabim amator i Realit dhe reaizoi nga afërsia.
Barcelona kishte rastin e artë për ta dyfishuar epërsinë por që Fermin Lopez dështoi keq nga afërsia.
Real Madrid dukej si i humbur gjatë kësaj pjesë duke mos pasur ndonjë rast të rrezikshëm.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë “Los Blancos” treguan krejtësisht fytyrë tjetër duke qenë shumë herë më të mirë.
Ishte mesfushori Jude Bellingham që realizoi një eurogol nga distanca për të barazuar rezultatin (68’).
Kur mendohej se ky do të ishte rezultati përfundimtar, Reali krijoi një tjetër aksion ku Luka Modric asistoi për Bellingham që realizoi lehtësisht nga afërsia për ta vulosur fitoren (90+2’).
Real Madrid tani rimerr kreun me 28 pikë derisa Barcelona zë pozitën e tretë me 24 sosh.