Joshua vs Ngannou: Parashikimet e figurave të mëdha të boksit dhe ora kur do të fillojë meçi
Ish-kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, do të shpresojë të vazhdojë serinë e fitoreve kur të përballet me Francis Ngannou në Riad të Arabisë Saudite.
Dy herë kampioni i botës Joshua ka rindërtuar karrierën e tij me tre fitore radhazi gjatë 11 muajve të fundit, por tani ai del kundër ish-kampionit të UFC-së, i cili ka pak për të humbur.
Francezo-kamerunasi Ngannou bëri debutimin e tij në boks kundër Tyson Fury në tetor, duke e rrëzuar në mënyrë sensacionale kampionin e botës WBC në një ndeshje pa titull para se të humbiste me një vendim të ndarë.
Meçi i shumëpritur pritet të fillojë pas orës 00:20 me orë lokale të Kosovës, kur boksierët pritën të dalin në ring, për të bërë shëtitjet dhe prezantimet e zakonshme para publikur, ku pritet që interesimi të jetë shumë i madh.
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/73190803/2066047097.0.jpg)
Pothuajse të gjitha figurat e mëdha të boksit e cilësojnë Anthony Joshuan favorit, madje disa mendojnë që meçi do të përfundojë në të mirë të britanikur brenda pesë raundeve.
Parashikimet
Fabio Wardley: "Unë mendoj se AJ do të fitojë. Nëse është një nokaut apo jo, nuk e di sepse Ngannou është një boksier shumë i ashpër."
Hamzah Sheeraz: "Anthony Joshua e eliminon atë në gjashtë deri në tetë raunde. Goditjet e tij të sakta do të hyjnë në lojë dhe eksploziviteti i tij do të jetë i tepërt për Ngannou."
Natasha Jonas: "Unë nuk mendoj se do të shohim një Joshua të vetëkënaqur. Ai do të stërvitet 100% për të marrë më të mirën nga Ngannou dhe mendoj se ai fiton me nokaut. Kjo është një pyetje e madhe, por mendoj ai e bën atë."
Otto Wallin: "Shpresoj që Joshua të dalë përsëri agresiv sepse atëherë mendoj se do ta rrëzojë atë. Ne e dimë se Ngannou ka fuqi dhe nëse Joshua përpiqet të luajë i sigurt, atëherë ai mund të dëmtohet. Por shpresoj se ai është agresiv."
Joseph Parker: "Nuk mund të them fitues. Është e vështirë. Ngannou është një mik i mirë i imi dhe AJ është shumë i respektueshëm dhe ne bëjmë biseda aty-këtu. Do të jetë një luftë e mirë. Le të fitojë më i miri."