Joshua Kimmich drejt largimit nga Bayerni, konsideron vetëm pesë klube
Ylli i Bayern Munichut Joshua Kimmich është i hapur për të diskutuar me top pesë klube evropiane, ngase po e konsideron largimin nga “Allianz Arena”.
Gjiganti gjerman po përgatitet për shitjen e Kimmich meqenëse lojtari nuk ka rinovuar kontratën dhe diskutimet që një kohë kanë ngecur.
Kimmich, që vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë është i hapur të diskutojë vetëm me pesë klube, përfshirë Liverpool dhe Arsenal. Megjithatë, gjermani do ta refuzonte shansin për kalimin te Manchester United, Chelsea dhe PSG.
Arsenal dhe Liverpool kësisoj duhet të garojnë me dy gjigantët spanjoll Real Madrid dhe Barcelona, derisa i interesuar është edhe Manchester City.
Sipas “Sky Germany”, disa nga këto top pesë klube tashmë ka zhvilluar kontaktet e para me Kimmich.
Kimmich që do të jetë agjent i lirë në verën e vitit 2025, ka zhvilluar 378 paraqitje për Bayernin duke kontribuar me 102 asistime dhe 41 gola.
Newcastle United kishte bërë një ofertë ambicioze për lojtarin gjatë janarit, mirëpo që Kimmich e refuzoi sepse nuk donte të largohej.
Bayern ndërkohë do të kërkojë minimum 70 milionë euro për ta shitur 29-vjeçarin, që ka qenë pjesë e rëndësishme e Bayernit që disa vite.