Joshua e mirëpret përballjen me Wilderin: A keni dëgjuar ndonjëherë diçka të tillë? - NACIONALE

Joshua e mirëpret përballjen me Wilderin: A keni dëgjuar ndonjëherë diçka të tillë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua i ka nxitur thashethemet për një luftë me Deontay Wilderin, duke e pranuar se mund të ketë diçka të vërtetë në lajmet për një përballje mes tyre në Arabinë Saudite.

Joshua e ka mirëpritur një luftë të madhe kundër Wilderit, në një natë ku mund të përballen edhe Tyson Fury me Oleksandr Usyk për titullin e kampionit të padiskutueshëm të botës në kategorinë e rëndë në dhjetor.

Menaxheri i Wilderit, Shelly Finkel, tha për Sky Sports se amerikani ka shprehur vullnet për t’i përballur me Joshuan, një sfidë që është pranuar nga dy herë kampioni i botës.

“A keni dëgjuar ndonjëherë më parë diçka të tillë? Dy luftëra të kategorisë së rëndë në natën e njëjtë”, tha Joshua për Sky Sports.

“Në thashethemet që po qarkullojnë mund të ketë diçka të vërtetë në to”, shtoi ai.

Joshua e mposhti amerikanin Jermaine Franklin me vendim unanim të gjyqtarëve në O2 Arena në Londër muajin e kaluar, derisa Wilderi e shkatërroi Robert Heleniusin brenda dy rundeve në tetorin e kaluar.

Joshua nënvizoi: “Po përgatitem për luftën e madhe, kurdo që vjen. Do t’i shkoj luftë pas lufte dhe rritem, në mënyrë që kur të mbërrijë në fund, të kem pak gjallëri. Kështu po vazhdoj këtë vit.”/Nacionale/

Lajme të ngjashme