Joseph Parker e rrah keq Wilderin - NACIONALE

Joseph Parker e rrah keq Wilderin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Boksieri Joseph Parker e ka rrahur keq boksierin britanik Deontay Wilder për t'ia shkaktuar humbjen e tretë në karrierë.

Edhe pse Wilder shihej si favoriti, Parker bëri befasinë duke e mposhtur pas plot 12 raundeve.

Meçi ishte mjaftë i zjarrtë nga fillimi, me të dy boksierët që dhanë më të mirën nga vetja.

Pas tre raundeve të parë të qetë, ku si Wilder ashtu edhe Parker mbroheshin më shumë, “lufta” nisi në raundin e katërt me britanikun që ishte më i mirë.

Wilder i dha disa goditje të njëpasnjëshme, por Parker u këndell menjëherë duke e dominuar në raundin e pestë.

Parker pastaj ishte dukshëm më i mirë, e sidomos në raundin e tetë, ku ishte shumë afër ta rrëzonte pas disa goditjeve të njëpasnjëshme në fytyrë.

Kësisoj, vendimi përfundimtar iu takoi gjyqtarëve, ku të tre prej tyre dhanë votat për Parker.

Kjo është fitorja e 31-të në karrierë për Parker, ku numëron edhe tre humbje derisa për Wilder vetëm humbja e tretë në karrierë, pas atyre dy humbjeve radhazi që pësoi nga Tyson Fury.

Ky meç gjithashtu mund t’i ndryshojë planet e boksierëve, meqenëse ishte paraparë që Wilder të përballej me Joshuan nëse e fitonte këtë betejë, gjithnjë nëse ky i fundit triumfon ndaj Wallin pak më vonë.

Lajme të ngjashme