Jose Mourinho kërkon ribashkimin me Dier te Roma - NACIONALE

Jose Mourinho kërkon ribashkimin me Dier te Roma

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Eric Dier thuhet se është top shënjestër e ish trajnerit Jose Mourinho, me Romën që kërkon përforcime në janar.

Tekniku portugez ka kërkuar transferime në mbrojtje pasi Chris Smalling vazhdon të vuajë nga lëndimet, që e kanë ndikuar të bëjë vetëm tre paraqitje këtë sezon.

Sipas “Corriere dello Sport”, Dier është ndër favoritët e Mourinhos, pasi kanë punuar për dy vite te skuadra londineze.

Dikur ishte i padiskutueshëm në formacionin e Spurs, por tani 29-vjeçari ende s’ka bërë asnjë paraqitje nën urdhrat e Ange Postecoglout me Cristian Romeron, Van de Ven edhe Ben Davies që zgjedhën para tij.

Kontrata e Dier skadon verën tjetër, prandaj Tottenham do ta pranonte për një vlerë të ulët në janar dhe lojtari është i hapur për këtë mundësi me ëndrrën që të sigurojë një vend në listën e Anglisë për Kampionatin Evropian.

Kjo nuk është hera e parë që Mourinho ka kërkuar ribashkimin me Dier, pasi “Special One” tentoi edhe gjatë kohës sa ishte në kreun e Manchester Unitedit.

Atë kohë, ai ishte një ndër mbrojtësit me tipare mbrojtëse më të mirë në Premierligë, andaj Spurs si shpesh herë refuzuan ta shesin.

Dier në fanellën e klubit nga Londra ka bërë 360 paraqitje që nga viti 2014, duke iu ndihmuar të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve si dhe dy herë në finalen e Kupës së Ligës.

Lajme të ngjashme