Jorginho reagon pas gabimit që i kushtoi me dy pikë Arsenalit
Mesfushori Jorginho ka falënderuar tifozët e Arsenalit dhe bashkëlojtarët që i kanë qëndruar pranë pas gabimit të dhimbshëm që bëri në derbin londinez ndaj Tottenhamit.
Italiani e humbi topin në mesfushë ku Spurs bën një kundërzbritje me Heung-min Son që e dërgoi topin brenda rrjetës, për ta barazuar rezultatin 2:2.
Ish ylli i Napolit ka kërkuar falje te tifozët në rrjetet sociale, por njëkohësisht i falënderoi gjithashtu.
“Një gabim i dhimbshëm, por duke parë si të gjithë reaguan për gabimin duke me mbështetur, jam falënderues ndaj bashkëlojtarëve, trajnerëve, stafit dhe juve tifozë të Arsenalit”.
“Më jep më shumë motivim që të punoj më shumë sepse e meritoni versionin më të mirë të vetes. Faleminderit për mbështetjen familja e Arsenalit”, shkroi ai.
A painful mistake today, but seeing how everyone reacted after it to support and lift me up, my teammates, coaches, staff and the fans, it gives me even more motivation to work harder, because all of you deserve my best version.
— Jorginho Frello (@FrelloJorginho) September 24, 2023
Thank you so much for the support Arsenal family❤️ pic.twitter.com/ulfqd5ctUs
Ndërkohë, disa lojtarë të Arsenalit dhe pjesëtarë të klubit komentuan te postimi i tij në Instagram duke i dhënë më shumë mbështetje.
Jorginho s’ishte ftuar nga përzgjedhësi Luciano Spalletti për ndeshjet e shtatorit, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë vend në muajin tetor.
Spalletti shpjegoi mungesën e Jorginhos duke thënë se mesfushori i Arsenalit s’ka luajtur mjaftueshëm prandaj edhe nuk është ftuar.
31-vjeçari në fanellën e “Azzurëve” ka zhvilluar 48 ndeshje duke shënuar pesë gola që kur debutoi në vitin 2016.